WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Maqedonia heshtazi përkrahë raportin e Martit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ardit

avatar

Numri i postimeve : 102
Web Page : 305
Join date : 21/11/2010

MesazhTitulli: Maqedonia heshtazi përkrahë raportin e Martit   Sat Dec 25, 2010 11:19 am

Një javë pas publikimit të raportit të Dick Martit, asnjë zyrtarë maqedonas nuk ka komentuar akuzat e deputeti zviceran ndaj kreut UÇK-së. Reagimi i parë zyrtarë erdhi të enjten edhe atë jo nga ndonjë politikan maqedonas, por nga zëvendës kryeministri shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë. "Ne do të jemi përkrah grupeve që do të kundërshtojmë këtë raport. Në grupin e deputetëve nga Maqedonia kemi edhe një përfaqësues shqiptarë të BDI-së, që është Ermira Mehmeti, e cila do të shpreh qëndrimet tona zyrtare dhe do të shprehet kundër të njëjtit raport", tha Ademi. Njësoj sikur shumë politikan tjerë shqiptar edhe zëvendës kryeministri në raportin e Dick Martyt sheh tendencë për të njollosur luftën e UÇK-së. "Kjo është një tendencë e qartë e këtij raportuesi për të njollosur historinë më të re të shqiptarëve dhe për të përbaltur dy shtetet veçanërisht Kosovën dhe Shqipërinë. Prandaj, ne distancohemi dhe dënojmë aktet e tilla, kërkojmë edhe nga komuniteti ndërkombëtarë të pastrojë këtë çështje përgjithmonë. Këto akuza të pabaza së shpejti do të hedhen poshtë edhe organet e drejtësisë", tha ai. Analistët mendojnë se heshtja e politikanëve maqedonas, do të thotë mungesë e kurajës. "Politikanët maqedonas kanë zgjedhur heshtjen për të mbajtur atë bilancin mes marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë", thotë për "Lajm" analisti Albert Musliu, duke shtuar se nëse një raport i tillë do të ishte publikuar para 10-të vjetëve të gjithë deputetët maqedonas do të kishin dalë në mbrojtje të tij. "Jam i sigurt se të gjithë deputetët maqedonas e dinë se ai raport nuk përmban asgjë të vërtetë, por atyre u mungon kuraja për ta thënë të vërtetën", thotë ai. Sipas Musliut, politikanët maqedonas e kanë kuptuar realitetin dhe nuk lejojnë më ashpërsimin e marrëdhënieve me politikanët kosovar, pasi ajo do të kishte pasoja negative për Maqedoninë. "Nuk kanë kurajë që të thonë se nuk është e vërtetë, ndaj heshtin", thekson Musliu. Kundër akuzave të deputetit zviceran, deri më tani kanë reaguar partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, Demokracia e Re dhe shoqëria civile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Maqedonia heshtazi përkrahë raportin e Martit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta për çlirimin dhe ndarjen nga Maqedonia: Ja skenari shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: