Nëse për 20 vjet nuk bëhesh artist, atëherë nuk bëhesh kurrë. Kështu vlerëson piktori Reshat Ahmet, njëri ndër piktorët më të spikatur në Maqedoni. Të enjten në galerinë “Hamami i Daut Pashës” do të hapet ekspozita “20 vjet krijimtari” e piktorit nga Gostivari Reshat Ameti. Në katër salla të galerisë do të ekspozohen rreth 70 punime të këtij piktori të realizuara gjatë 20 viteve.
“Është opinioni, ai që e vlerëson punën time, por të merresh me art 20 vjet është sukses”, thotë Ahmeti, duke shtuar se “lehtë” i ka kaluar gjithë këto vite të tranzicionit.
Piktori Reshat Amet ka marrë pjesë në më shumë se 100 ekspozita, brenda dhe jashtë vendit si dhe ka marrë pjesë në shumë koloni artistike. Aktualisht është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj rresht.