WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ronaldinho-Milan, divorc i sigurt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ardit

avatar

Numri i postimeve : 102
Web Page : 305
Join date : 21/11/2010

MesazhTitulli: Ronaldinho-Milan, divorc i sigurt   Sat Dec 25, 2010 11:21 am

Milani nuk do të ketë nevojë të shtojë një raft të ri në dhomat e zhveshjeve për Antonio Cassano-n, pasi ai mund të përdorë dollapin që do të lërë bosh Ronaldinho, shkruante “Tg.com”, në mesditë.

Ndonëse nga klubi është mohuar largimi i brazilianit dhe konfirmuar deri në fund të sezonit, zërat për lamtumirën e pritshme janë gjithmonë e më të shpeshtë. Gremio dhe Palmeiras në Brazil mund të jenë destinacioni i ardhshëm i Dinho-s, pasi të dy ekipet kanë vendosur të bëjnë një sakrificë të rëndësishme ekonomike.

”Mundësia e mbylljes së shpejtë të operacionit ekziston. Mund të sjellim në klubin tonë Ronaldinho-n, i cili do të na garantonte shumë para edhe nga marketingu, ashtu siç i ndodhi Corinthias-it me Ronaldo-n”, u shpreh Paulo Odone, numri një i klubit të qytetit të Porto Allegre-s.

Ndryshe nga ekipi ku u rrit ish-fituesi i Topit të Artë, Palmeiras nuk ka vështirësi ekonomike dhe mund të përballojë një pagë më të lartë për lojtarin. Në rastin e klubit nga Sao Paulo, sponsorët do të përballonin një pjesë të mirë të shpenzimeve.

Një e dhënë më shumë që flet për rikthimin e Ronaldinho-s në shtëpi, është edhe fakti që Adriano Galliani, drejtori i përgjithshëm i Milanit, do të kalojë pushimet e tij në Brazil. Për një njeri “të sëmurë” pas punës si Adriano, koncepti i pushimeve pa punuar nuk është real.

Ndryshe nga sa besohet nga pjesa më e madhe e shtypit Italian, faqja e “Mediaset” përflet edhe përforcime të reja pas blerjes së Cassano-s. Duke se kuqezinjtë po punojnë për të siguruar nga Chievo kartonin e talentit franko-guinean, Kevin Constant.

Galliani mbeti i mahnitur nga paraqitja e mesfushorit në përballjen direkte midis dy skuadrave dhe që prej atëherë, ai është ndjekur me vëmendje prej skuadrave. Sipas klubit të rrugës “Turati”, Constant ka potencialin për të luajtur një ditë në të njëjtin nivel me Seedorf, ndërsa blerja e kartonit nga klubi i vogël francez i Chateroux duket se nuk paraqet ndonjë problem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ronaldinho-Milan, divorc i sigurt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: