WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkëndija kampione

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ardit

avatar

Numri i postimeve : 102
Web Page : 305
Join date : 21/11/2010

MesazhTitulli: Shkëndija kampione   Sat Dec 25, 2010 11:23 am

Shkëndija kampione e dimrit. Ky është suksesi më i madh i kuqezinjve nga Tetova në historinë e gjatë të këtij klubi, i cili në të kaluarën ka kaluar nëpër peripeci të shumta. Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor (18) skuadra tetovare e ka mundur Horizont Turnovën në Strumicë me rezultat 1-0. Golin e ka shënuar nga Ferhan Hasani, i cili në minutën e 50-të e mori topin nga qendra e fushës dhe me një depërtim individual arriti të tund rrjetën e vendasve. Ky gol ishte vendimtar për rrëmbimin e tre pikëve dhe për atë se kush do të pushoj në vendin e parë gjatë pushimit dimëror. Deri në fund të takimit “djemtë” e trajnerit Qatip Osmani e ruajtën me mençuri avantazhin e krijuar dhe me meritë fituan përballjen me ekipin vendas. Ndeshja përfundoi, dhe Shkëndija shpallet kampione e gjysmëstinorit. Pritja e futbollistëve dhe stafit teknik në Tetovë ishte diçka madhështore. I madh e i vogël kishin dal për t’i pritur heronjtë e futbollit, idhujt e tyre, ata që u sollën gëzime të shumta gjatë këtij edicioni. Në sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës “Ballistët” kishin zënë çdo cep të rrugës dhe mezi prisnin të zbresin lojtarët e tyre. Me të zbritur të lojatrëve nga autobusi filloi festa. Festuan edhe kryesia e klubit. Festuan të gjithë. Tingujt e daulleve dhe zurleve nuk kishin të ndalur deri në orët e hershme të mëngjesit.
Të përkujtojmë se, Shkëndija në elitën e futbollit vendor u inkuadrua si kampione e ligës së dytë dhe në fillim ambiciet nuk ishin të mëdha. Mirëpo, nga ndeshja në ndeshje futbollistët e Shkëndijës dëshmonin kualitet të lartë dhe sikur bënin me dije se ky stinor do të jetë i tyre. Dhe, në fund doli ashtu. Në 18 ndeshje ka arritur 10 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje me golaverazh 31-10, duke e lënë mbrapa rivalin tjetër nga Tetova, Renovën me një pikë më pak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkëndija kampione
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: