WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Seuli kryen stërvitje luftarake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ardit

avatar

Numri i postimeve : 102
Web Page : 305
Join date : 21/11/2010

MesazhTitulli: Seuli kryen stërvitje luftarake   Sat Dec 25, 2010 4:12 pm

Koreja e Jugut ka zhvilluar të hënën një stërvitje artilerie me predha luftarake në një ishull pranë kufirit me Veriun.

Stërvitja njëorëshe u kritikua ashpër nga Peniani, i cili kishte paralajmëruar se ajo mund ta detyronte që të kundërpërgjigjej në një shkallë më të gjerë dhe më fuqishëm se më parë.

Muajin e kaluar Korea e Veriut goditi ishuj në jug pas një stërvitje të ngjashme të Seulit. Katër persona u vranë.

Ndërkaq, Koreja e Veriut njoftohet se ka rënë dakord që të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë të OKB-së si pjesë e masave për të ulur tensionet në rajon.

Ky hap u ndërmor gjatë një misioni të të dërguarit të posaçëm amerikan, Bill Richardson në Korenë e Veriut.



Ndërsa Korea e Jugut përgatitej për stërvitje, në New York, një mbledhje urgjente e Këshillit të sigurimit rreth krizës, përfundoi pa arritjen e ndonjë marrëveshje.

Takimi u zhvillua me kërkesë të Rusisë, e cila donte që OKB, t'i dërgonte një mesazh për vetëpërmbajtje si Veriut, ashtu dhe Jugut.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se ndryshimet në qëndrimet e vendeve anëtare ishin aq të mëdha, sa nuk mund të tejkaloheshin.

Korrespondenti i BBC-së në Uashington tha se shumica e anëtarëve të Këshillit të sigurimit ishin për kritika më të ashpra ndaj Koresë së Veriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Seuli kryen stërvitje luftarake
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: