WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shteti i merr haraç bujqve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 21

MesazhTitulli: Shteti i merr haraç bujqve   Mon Dec 27, 2010 12:15 pm

Shkup, 22 dhjetor - Të gjithë bujqit individual që realizojnë të ardhura nga bujqësia dhe blegtoria si dhe plasmani i prodhimeve të ndryshme, deri më 31 dhjetor janë të obliguar të paraqesin të ardhurat e tyre në Drejtorinë për të Hyra Publike. Sipas ligjit të ri, që vlen prej 1 janarit të vitit të kaluar, tatim obligues paushall janë të obliguar të paguajnë qytetarët e regjistruar në Regjistrin e bujqve individual, pensionistë apo persona në marrëdhënie pune që merren me bujqësi, pronarë të tokës ose ata që tokën e shfrytëzojnë apo nga ajo realizojnë të ardhura më të larta se 1.300 denarë. Bazë për pagesën e tatimit është diferenca midis të ardhurave të përgjithshme, përjashtuar subvencionet dhe harxhimet e normatizuara që pranohen. Në bazën e përgjithshme, për vitin 2010 paguhet tatimi prej 10 për qind. Tatim paushall paguajnë ato kategori të bujqve që si profesion primar e kanë bujqësinë ose edhe si punë të dytë. Ky lloj tatimi nuk paguhet nga ana e atyre bujqve që janë të regjistruar si shoqëri tregtare. Në Federatën e Fermerëve thonë se para disa ditësh janë informuar nga Drejtoria për të Hyra Publike lidhur me obligimet që kanë fermerët në emër të pagesës së tatimit paushall. "Ne vazhdojmë t`i informojnë anëtarët për këto obligime tatimore që kanë, ndërsa për problemet, akoma është herët të flitet, pasi ka afat deri në fund të vitit. Pas vitit të ri do të shohim se si ka shkuar puna", thotë nënkryetari i Federatës së Fermerëve, Nedim Kasami. Drejtoria për të Hyra Publike ka njoftuar se të gjithë bujqit që i nënshtrohen ligjit duhet të paguajnë tatim obligues paushall, ndërsa alarmojnë se bujqit duhet të kenë më shumë kujdes gjatë mbushjes së fletëparaqitjeve për të ardhurat e realizuara. "Duhet të theksohet se të gjithë bujqit që vitin e kaluar janë regjistruar si individual dhe sivjet nuk kanë të ardhura nga bujqësia në paraqitjen vjetore të tatimit, duhet të shënojnë se kanë zero të ardhura", thotë zëdhënësja e DAP-it, Vesna Novakoviq.
Vitin e kaluar, kur edhe filloi të zbatohet Ligji për pagesën e tatimit paushall për bujqit, janë regjistruar rreth 100 mijë bujq individual. Këta në vitin 2009 janë regjistruar në Regjistrin e bujqve individual dhe te DAP dhe vitin e kaluar kanë patur të ardhura më të vogla se 1.300 denarë, gjithashtu obligohen të paraqesin fletëparaqitjen për tatim paushall. Nëse si profesion themelor ka bujqësinë, fermeri me harxhime të pranuara deri në 3 mijë denarë, është i liruar nga tatimi. Prej 300.000-1.300.000 denarë harxhimet llogariten 80 për qind, ndërsa 20 për qind ose 4 mijë denarë janë bazë për pagesën e tatimit. Nëse në vitin 2009 bujku ka paguar tatim paushall, kurse në vitin 2010 ka të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 1.300.000 denarë, atëherë duhet të regjistrohet si shoqëri tregtare. Dënimet për shkeljen e Ligjit rreth mosparaqitjes dhe mospagesës së tatimit paushall mund të sillen prej 500-1000 euro. Ndërkaq, bujqit që duhet të paguajnë tatimin paushall, fletëparaqitjet dhe informacionet e nevojshme mund t`i marrin në faqen e internetit të Drejtorisë për të Hyra Publike.

kete gje e kupton vetem www.albanian-boys.tk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
Shteti i merr haraç bujqve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shteti dhe BIK
» Flet Eroll Vitaku: Në emër të komandantëve kam paguar haraç me vite të tëra (Video)
» Dr. Sali Berisha:Pavarësia e Vlorës dhe shteti modern i Matit
» Merr pjesë edhe Sefer Haxhija
» Komandant Lata: Jam i shqetësuar – nuk e di nëse dikush ka kërkuar haraç në emrin tim [video]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: