WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Seks në shkollë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 21

MesazhTitulli: Seks në shkollë   Mon Dec 27, 2010 12:19 pm

Vetëm 1.6 për qind e vajzave të reja të moshës prej 15 deri 19 vjet kanë deklaruar se pas marrëdhënieve seksuale, shfrytëzojnë kontracepsion oral, derisa vetëm 34.8 për qind e djemve adoleshentë shfrytëzojnë prezervativ. Kështu tregojnë të dhënat e hulumtimit nga Asociacioni për Edukatë Shëndetësore dhe Hulumtim "HERA" të kryer në disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, hulumtim ky që ka treguar po ashtu se shkalla e shtatzënisë së vajzave të reja, si dhe abortet në këtë grup të moshës, janë disa herë më e madhe nga ajo e Bashkimit Evropian (BE). Megjithëse hulumtimi vlerëson se në Maqedoni ekziston trend i ri i rritjes së numri të infektuar me infektime bartëse seksuale mes popullatës së re, veçanërisht me kladimia dhe HPV (Huan Papiloma Virus), kufiri i moshës është shumë i ulët te paraqitja e karcinomit të grykës së mitrës si pasojë e infektimeve me HVP. Gjithashtu, rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar se po rritet numri i çifteve të reja bashkëshortore, të cilët ballafaqohen me infertilitet, për të cilën shkak, i shpeshtë është shërimi i pamjaftueshëm i infektimeve bartëse seksuale (SPI). Brengosëse, thuhet në rezultatet e hulumtimit, është edhe gjendja me dhunën dhe jotolerancën mes të rinjve dhe stereotipat dhe pabarazia gjinore. Problem, thuhet në analizën e Asociacionit "HERA", është mungesa e qasjes te informatat adekuate për shëndetin seksual dhe reproduktiv, seksualiteti në kuadër të programeve ekzistuese shkollore. Drejtori i këtij Asociacioni, Drashko Kostovski, theksoi se qëllimi i gjithë kësaj është që të kontribuojë drejt përmirësimit të qasjes te informata për shëndetin seksual dhe reproduktiv të programeve mësimore. "Ky hulumtim na njoftoi me nevojat e prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve, si dhe informacionet që i kemi në sistemin tonë edukativ. Korniza e informimit seksual është një proces që zgjat gjithë jetën, duke filluar nga prindërit e pastaj institucionet arsimore", theksoi Kostovski.
Sipas tij, qëllimi i hulumtimit të kornizave për arsimin gjithëpërfshirës seksual është marrja e hapit të parë, ndërkohë për realizim të strategjisë, është e nevojshme edhe iniciativa e Ministrisë së Arsimit. "Shpresojmë se nga Ministria e Arsimit do ta pranojnë dhe në afat sa më të shkurtër, të fillojë realizimi i edukimit seksual nëpër institucionet arsimore, konkretisht një herë të fillohet me shkollat e fillore, e pastaj të vazhdohet me të mesmet", informoi Kostovski. Edhe dr.Brankica Mlladenoviq, përfaqësuese e Entit për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, theksoi se ekzistimi i edukimit seksual nëpër shkollat fillore dhe të mesme është një nga strategjitë që një kohë të gjatë po funksionon si duhet nëpër shtetet tjera. "Nuk është e rëndësishme vetëm të informohen, se çka është shëndetësia seksuale, por edhe të dinë se si të komunikojnë me partnerin, si të mos përdorin kontraceptiv, por ajo të zëvendësohet me prezervativ. Si ta kuptojnë sjelljen e tyre seksuale, si ta njohin dhunën etj. Domethënë, është me rëndësi informimi, por ende me e rëndësishme është edhe procedura nga mbrojtja e sëmundjeve seksuale për një jetë më të shëndetshme.", informoi Mlladenoviq. Si konkluzion i hulumtimit, del se prindërit edhe mësimdhënësit duan edukim seksual që promovon sjelljen e sigurt seksuale. Ndërkohë, mësimdhënësit nuk janë të përgatitur për ligjërim të temave të shumta lidhur më çështjen në fjalë, dhe nuk i njohin të gjitha aspektet e privatësisë seksuale të nxënësve. Njëkohësisht, edhe nxënësit janë ata që në hulumtimin e "HERA" pohojnë mungesën e informimit për shëndetësi seksuale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
Seks në shkollë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
» Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec
» Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali në Gjermani
» Kallashi tregon se kush e ka bërë të famshme dhe sa herë brenda ditës bën seks (Video)
» Mijëra nxënës i drejtohen shkollës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: