Arsenali dhe Chelsea do të luajnë të hënën në mbrëmje në stadiumin “Emirates” në Londër, supersfidën e kësaj jave në Premier Ligën angleze. Të dyja skuadrat kanë nevojë në mënyrë dëshpëruese për të fituar, për të mos lejuar shkëputjen nga Manchester United.
Arsenali mban vendin e dytë në renditje këtë sezon, por nuk ka fituar asnjë nga përballjet me kundërshtarët e mëdhenj. Në krahun tjetër, Chelsea është duke notuar prej javësh në “ujëra të turbullta”, teksa në 4 takimet e fundit ka marrë vetëm 3 pikë nga 12 të mundshmet.
Duket se problemi i madh i skuadrës së Ancelottit janë dëmtimet e Frank Lampard dhe të John Terryt, të cilët janë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Por, ata rikthehen pas problemeve të gjata dhe ende nuk janë në formën e tyre më të mirë. Në krahun tjetër, për Arsenalin do të jetë në fushë Cesc Fabregas, e megjithatë futbollisti më i mirë i momentit i “Topçinjve” është francezi Samir Nasri, që ka qenë lideri i skuadrës në takimet e fundit.
Në fazën e parë sfida mes Arsenalit dhe Chelsea përfundoi me fitoren 2-0 të bluve, falë golave të realizuar nga Didier Drogbas dhe Alex.