WwW.AlbaNiaN-Boys.tk
ReGister Nese Sje i regjistrumm

nga : HackeR-Besart

WwW.AlbaNiaN-Boys.tk


 
ForumPortaliCalendarGalleryKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Do të insistojmë ndriçimin e dyshimeve për varrezat masive

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
HackeR-Besart
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 113
Web Page : 335
Join date : 13/11/2010
Age : 21

MesazhTitulli: Do të insistojmë ndriçimin e dyshimeve për varrezat masive   Fri Dec 31, 2010 5:31 pm

Në një intervistë për gazetën “Lajm”, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi thotë se Kosova me Maqedoninë kanë nënshkruar shumë marrëveshje për bashkëpunim të cilat pritet që të fillojnë të zbatohen. “Nënshkrimi është hapi i parë, pa dyshim shumë i rëndësishëm , ndërsa zbatimi është pjesa e sfidës që mbetët si preokupim i përditshëm. Pjesa më e rëndësishme, implementimi, mbetet për tu bërë. Këtë e kemi bërë të qartë edhe kjo varet edhe nga shumë faktorë dhe kërkohet kohë”, tha Durmishi. Ai gjithashtu shtoi se edhe gjatë vitit 2011, Kosova do të kërkojë që të ndriçohet dyshimi për ekzistimin e një varreze masive në Maqedoni. “Do të bëhet çdo veprim që duhet të bëhet në mënyrë që të hidhet dritë mbi këtë çështje. Do të veprohet sepse është obligim zyrtar, do të veprohet sepse është dimensioni moral e njerëzor i çështjes dhe do të veprohet sepse nuk duhet të lihet vend e hapësirë për spekulime lidhur me këtë çështje serioze dhe shumë të ndjeshme”, theksoi Durmishi.





LAJM: Sa po punon diplomacia e Kosovës për t’iu bashkëngjit vendeve të rajonit për të lëvizur pa viza?

Skënder Durmishi: Heqja e vizave ka qenë dhe është njëra nga pikat e vazhdueshme të angazhimit të diplomacisë së Kosovës. Janë bërë shpjegimet e duhura për rëndësinë dhe avantazhet që ka liberalizimi dhe heqja e vizave dhe disavantazhet , po ashtu. Siç e dini , kjo nuk është vetëm çështje politike dhe diplomatike por është, para së gjithash, edhe çështje teknike. Prandaj me të janë marrë edhe ministritë e tjera , sidomos Ministria e Brendshme. Qeveria e Kosovës ka bërë një veprim me vetiniciativë duke miratuar një “road map”, sipas praktikave të vendeve të tjera të rajonit. Kjo ka për qëllim plotësimin paraprak dhe vullnetar te kushteve teknike e juridike në mënyrë që, sapo të marrim sinjalin e gjelbër nga Komisioni Evropian ,ta kemi më të lehtë realizimin praktik.



LAJM: Sa do të ndikojë raporti i Dik Martit në integrimin e Kosovës në BE dhe NATO?

Skënder Durmishi: Nuk besoj se do të ketë magnitudë të tillë ndikimi negativ sepse as BE dhe as NATO nuk influencohen nga konstruksionet hipotetike dhe supozimet abstrakte. E kam fjalën për ndikim afatgjate ndërsa ne ketë moment raporti ka shkaktuar dëme serioze. Integrimet dhe anëtarësia në BE dhe në NATO realizohen në bazë të kritereve e standardeve konkrete juridike, politike, demokratike. Kosova tashmë ka bërë rrugë të mirë të partneritetit dhe kooperimit me të dy këto organizata prestigjioze. Ky është fakt që duket siç janë edhe sondazhet lidhur me respektin që gëzon KFOR në Kosovë dhe entuziazmin pro-BE tek qytetarët. Kosova me çdo gjë deri tash ka dëshmuar gatishmërinë , dëshirën dhe vullnetin fortë të integrimeve Euro-Atlantike duke u zotuar për të plotësuar kushtet dhe standardet , siç i kanë plotësuar edhe vendet e tjera anëtare.



LAJM: Kur jemi te Raporti i Dik Martit, a ka sinjale se ai mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë?

Skënder Durmishi: Prapë më duhet të përsërisë të njëjtën përgjigje. Si mund të ndikoj një raport i paargumentuar dhe pa fakte. Ne kemi besim se Republika e Maqedonisë i ka para sysh këto gjera. Madje , ju keni mundur të dëgjoni dhe të lexoni prononcimet e disa anëtarëve të delegacionit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së duke argumentuar publikisht pse do të votojë kundër raportit të Dik Martit.



LAJM: Maqedonia dhe Kosova janë dy shtete që në letër kanë më shumë marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa praktika tregon të kundërtën. Pse ndodh kjo, pse lidhen marrëveshje që nuk realizohen?

Skënder Durmishi: Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve bilaterale për bashkëpunim. Ky është tregues i përcaktimit të qartë të dy vendeve për bashkëpunim sepse ky është edhe interes i dy vendeve. Nënshkrimi është hapi i parë, pa dyshim shumë i rëndësishëm , ndërsa zbatimi është pjesa e sfidës që mbetët si preokupim i përditshëm. Pjesa më e rëndësishme, implementimi, mbetet për tu bërë. Këtë e kemi bërë të qartë edhe kjo varet edhe nga shumë faktorë . Diku është natyra e marrëveshjes, diku kërkohet kohë ...por mendoj se do të lëvizin gjerat përpara sepse të dy vendet kanë më shumë interes dhe avantazhe nga realizimi i tyre.



LAJM: Edhe sivjet Kosova për shkak të Serbisë u anashkaluan nga Maqedonia në takime dhe forume që u mbajtën në nivel të lartë. Edhe sa do ta duroni këtë anashkalim?

Skënder Durmishi: Pikërisht sivjet, gjate verës, ne kemi lidhur një marrëveshje, protokoll të bashkëpunimit diplomatik që nënkupton veç tjerash edhe mbështetje reciproke në planin ndërkombëtar. Nëse bëjmë një analizë ka më shumë fakte që flasin për bashkëpunim se sa për anashkalim sidomos në ato forume me të cilat ka kryesuar Maqedonia ose ka vendosur për formatin e tyre. Po përmend dy aktivitete ndërkombëtare me shumë rëndësi që janë mbajtur në Maqedoni , e ku Kosova është ftuar dhe ka marrë pjesë ne nivel te barabartë me vendet tjera pjesëmarrëse. Këto janë Konferenca e përbashkët e Asamblesë Parlamentare të NATO-se dhe Parlamentit të Maqedonisë, ku Parlamenti i Kosovës kishte përfaqësuesit e vetë dhe një takim tjetër shumë i rëndësishëm që u mbajt vetëm pak ditë më parë, Karta e Adriatikut(A 5), në të cilin Kosova po ashtu kishte përfaqësuesen zyrtare. Pra ,nëse shikoni me kujdes do të vëreni se kurba e bashkëpunimit ka shënuar ngritje. Shpresojmë se në vitin tjetër do të kemi edhe më shumë bashkëpunim.



LAJM: Kosova është vendi ku më së shumti importon Maqedonia. A ka Kosova ndonjë plan për vitin 2011 që të ulë deficitin?

Skënder Durmishi: Ky është preokupim madhor i Qeverisë së Kosovës , institucioneve kompetente, i ekspertëve të kësaj fushe. Ata që i njohin rrethanat në Kosovë e dinë se deficitet dhe disbalancet janë pasojë e rrethanave nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe ekonomia e saj. Por ne gjithnjë e më tepër po lëvizim drejt ati stadi në të cilin zhvillimi ekonomik do të jetë në fokus dhe me prioritetin që meriton. Në këtë mënyrë do të jepen përgjigje në pyetjet që aktualisht na preokupojnë të gjithëve - si të zvogëlohen disbalancet tregtare, si të shtohen eksportet , si të shtohet lista e prodhimeve kosovare në tregjet e rajonit , pra edhe në tregun e Maqedonisë.



LAJM: Kërkesa e Kosovës për të vërtetuar dyshimit se ekziston ndonjë varrezë masive në Maqedoni, mbeti labirinteve të Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë. Si mendoni, pse Maqedonia nuk e merë seriozisht këtë kërkesë?

Skënder Durmishi: Kjo çështje është e hapur, janë bërë disa veprime por të gjithë kemi arsye të jemi të pakënaqur. Për hir të së vërtetës duhet thënë se nuk ka qasje joserioze as ndonjë pengesë të veçantë. Shpresat dhe angazhimet tona janë që procedurat e filluara të vazhdohen përmes grupeve të ekspertëve nën koordinimin e të dy ministrive të drejtësisë , si bartëse kryesore të angazhimit.



LAJM: A do të ri kërkojë Kosova që kjo çështje të mos mbetet vetëm në dyshime?

Skënder Durmishi: Do të bëhet çdo veprim që duhet të bëhet në mënyrë që të hidhet dritë mbi këtë çështje. Do të veprohet sepse është obligim zyrtar, do të veprohet sepse është dimensioni moral e njerëzor i çështjes dhe do të veprohet sepse nuk duhet të lihet vend e hapësirë për spekulime lidhur me këtë çështje serioze dhe shumë të ndjeshme.



LAJM: Sa mund të ndihmojë Kosova në qetësimin e situatës mes partive politike shqiptare në Maqedoni?

Durmishi: Kosova është e gatshme të bëjë çdo gjë që quhet ndihmesë e bashkëpunim, por nuk është e gatshme të bëj asgjë që mund të quhet ndërhyrje në raportet ndërmjet partive politike shqiptare në Maqedoni. Veç kësaj ne dëshirojmë të besojmë se partitë politike shqiptare kanë tashmë pjekurinë e duhur për të bërë veprimet duhura për çështjet madhore. Kompetitivitet konstruktiv duke matur suksesin me projektet e realizuara e jo me dëmtimin e njëra tjetrës. Më lejoni të përsëris atë që dihet se roli i tyre është shumë i madh në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Ato po ashtu kanë rol shumë të madh si bartëse dhe artikuluese të proceseve zhvillimore, që nuk janë vetëm interes i elektoratit të tyre, por edhe për zhvillimin e prosperimin e Republikës së Maqedonisë.



LAJM: Para pak ditësh tifozët maqedonas dogjën flamurin kombëtar shqiptar dhe Kosova nuk reagoi fare. Pse? A keni heq dorë prej atij flamuri?

Skënder Durmishi: Djegia apo grisja e flamurit është akt i dënueshëm, gjithmonë dhe kudo që të ndodhë. Veprimet e tilla janë akte malicioze, janë provokime, janë akte barbare. Ne kemi vlerësuar shumë me vend dënimin që i është bërë këtij veprimi të dëmshëm dhe shpresojmë se autoritetet të bëjnë veprimet e duhura për tu dhënë përgjigjen e merituar dhe për të demaskuar motivet e vërteta të këtyre akteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albanian-boys.tk
 
Do të insistojmë ndriçimin e dyshimeve për varrezat masive
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndriçim Xhepa - Fitorja e radhës...
» Vazhdon ikja masive e të rinjve (Foto)
» Vushtrri: Rrahje masive, përfshihen edhe familjarët
» Berisha te Varrezat e Dëshmorëve: Nderim atyre që u flijuan për lirinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.AlbaNiaN-Boys.tk :: LAJME :: Lajme-
Kërce tek: