"Skualifikimi nga UEFA? Një medalje, nuk është një sanksion”. Jose Mourinho ironizon kështu për stopin prej dy ndeshjesh, nga të cilat një është e kushtëzuar, për urdhërat e përjashtimeve nga loja me karton të kuq të Sergio Ramos dhe Xabi Alonso. Kundër Ajaxit në Champions. “Është normale dhe jam i lumtur për faktin se ekziston një rregullore për mua dhe një rregullore tjetër për gjithë trajnerat e tjerë. Ajo që të tjerëve u lejohet, mua më ndalohet. Unë jam unë, në të mirë apo në të keq”, përfundon Mourinho