ionel Messi gjeti pak kohë nga axhenda e tij e zënë me Barcelonë dhe shkoi për të vizituar fëmijët në një shkollave të Spanjës.
Eventi u organizua nga UNICEF dhe iu lejoi nxënësve ti bënin pyetje Mesisë së Camp Nout.
“Unë fillova të luaj futboll sepse e dashuroj atë. Dhe tani unë e bëj atë jo vetëm se e kam profesion, por edhe se unë marr shumë kënaqësi nga ky sport. Unë vazhdoj ta trajtoj atë si një lojë”, ka thënë Messi.
Messi ka shpjeguar edhe pse kur shënon gol ai i drejtohet me sy nga qielli. “E bëj atë sepse ia dedikoj golat e mi gjyshes sime. Ajo më futi në futboll por ajo tani nuk mund të shoh se sa larg kam arritur unë. Megjithatë, ajo vazhdon të më ndihmojë mua dhe familjen time nga lart”, ka thënë Messi.